Berisha: Problemi më i madh i vendit është qeveria

Kryetari i PD Sali Berisha mori pjesë në takimin e shoqërisë civili dhe nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Berisha tha gjithashtu se mos hapja e negociatave nuk vjen nga VETO-ja bullgare, por qeveria e Shqipërisë, të cilën e konsideroi si problemin më të madh të vendit.

“Ju falënderoj për praninë tuaj sot në këtë sallë, prani që dëshmon vendosmërinë e përbashkët për t’u angazhuar në një lëvizje, e cila inaugurohet me protestën e 7 korrikut dhe finalizohet me shpëtimin e Shqipërisë nga një regjim, nga një qeveri e cila në mënyrë absolute siç e shikoni në çdo vendim, në çdo akt dëshmon një mosndjeshmëri të plotë ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë

Një qeveri e cila nuk përpiqet të zgjidhë problemet e qytetarëve, por me vendimet e saj ngushton çdo ditë e më shumë lakun në qafën e qytetarëve të vendit tonë.

Një qeveri që në rrafshin atdhetar vendos për t’i thënë jo ose po ftesës për në Bruksel duke mos përfillur asnjë institucion shqiptar.

Por na informon se u lidh me Aleksandër Vuçiç. Një qeveri që shkon në Bruksel dhe absolutisht flet 5 herë më shumë për Serbinë se për Shqipërinë, kurse e ka të ndaluar të thotë një fjalë të mirë për Kosovën.

Sulmon një vend mik që 32 vitet e fundit shqiptarët kanë pasur vetëm miqësi, Bullgarinë. Jo se Bullgaria ka penguar Shqipërinë, Shqipërinë e ka bllokuar Edi Rama për hapjen e negociatave. Vetoja bullgare është për Maqedoninë, me Shqipërinë nuk ka asnjë problem.

Shqipëria ka problem qeverinë e saj. Një njeri që mburret se nuk ka master dhe doktoratë, një njeri që nuk kupton ça flet.

Një njeri që i shfrytëzon fatkeqësitë për të fituar kapital politik.

Shikoni çfarë bëhet me çmimet. Nuk ka asnjë vend në rajon që çmimet të kenë kapur 170% të mesatares së BE për ushqimet.

Këto na i diktojnë bordet që ky zotëri thotë janë komunistë, por të dobishme.

Të marrim rritjen e çmimeve. E çon inflacionin në 29%. Sa janë rritur rrogat? Asgjë ska ndodhur përveç politikës së vjetër që nuk shprehet, shtrëgnimit të rripit.

Në këtë kontekst përgjigja jonë është jetike. Reagimi i fuqishëm i shoqërisë cicile është i pazëvedësueshëm”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *