Vazhdon Kuvendi në Seancën Plenare, ku radhën këtë herë e ka marrë ish kryeministri Sali Berisha.
Fjalimi i tij është fokusuar tek çështja e incineratorëve, duke akuzuar hapurazi qeverinë e Edi Ramës. Sipas tij kjo që ka ndodhur është një megaorganizatë kriminale, dhe se vjedhjet janë bërë në bashkëpunim.
“Qeveria nga kreu i saj deri tek nëpunës të thjeshtë kanë mbushur valixhet me qindra euro, me aferën e incineratorëve. Paraqitini këto raste. Ju jeni një megaorganizatë kriminale, sepse vjedhjet janë bërë në bashkëpunim, në kundërshtim me ligjin. Është bërë me firma nga maja e piramidës deri në bazë”, tha Berisha.