Kreu i PD Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi në sheshin ‘Demokracia’ për figurën dhe misionin e Azem Hajdarit, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur si armik të egër i lirisë.
Gjithashtu kryedemokrati theksoi se dhunon votën dhe ligjet.
“Në këtë takim simbolik , me shumë të drejtë mund ta quanim dhjetori në rrezik, ’90 në rrezik. Në fakt është më shumë se rrezik. Ne sot jemi në kushtet e një pushteti , ku kemi rikthimin e monizmit absolut në Shqipëri . Dallimi më themelor i monizmit absolut dhe një demokracie është se i pari nuk voton , i dyti voton. I pari nuk përfaqëson i dyti përfaqëson. Kjo që ka ndodh në Shqipëri është rikthim i monizmit të plotë me të gjitha forma të tjera persekutimi, jo me kampe. Rama sot tregonte me mburrje persekutimin e një mësueseje, se si i kishin kontrolluar asaj Facebook. Në vitin 90 ka qenë një poet që quhej Lazer Stani, e hoqën sepse u fejua me Luljeta Lleshanakut mbesa e Abaz Kupit. Sa u diktua që u fejua e hoqën Lazin nga ‘zëri i Rinisë’. A nuk bëri të njëjtën gjë ky me mësuesen pse ajo foli për qeverinë. Shembuj të tillë janë të pafund,. Edmond Budina tha është shtet mafie, kjo është e vërtetë. Ky shtet sot shumë më problematik se ai në ’90. Ai në ’90 ishte diktatorial kishte mbushur Shqipërinë me burgje, por në fund e pa se populli mund t’i rezervonte fatin e Causheskut. Sot Rama ka të gjitha pushtetet , ka mafien krimin dhe kjo do të thotë guxim…Situata sot është e komplikuar Zgjidhje i japin ata që besojnë tek liritë e individit, tek familja, kombi…Kjo është narkorritje. INSTAT thotë; punësimi u rrit me 0.4%. Male me narko-eurosh. Kjo është e vërteta, ndaj duhet t’i drejtohemi vlerave tona. Por nuk ka. Vlera konservatore të pambrojtura me ligj. Funksionimi i ligjit dhe i shtetit ligjor është kusht për konservimin e vlerave konservatore. Ndaj për ne, detyra më imediate është largimi i Edi Ramës. Ai është armik. Do vuajmë prej tij për sa kohë që nuk kuptohet se ai është armik i egër i lirive tona. Ai dhunon votën, ligjet”, tha Berisha.