Berisha: Rama i firmosi Veliajt lejen e azilit politik

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama i ka bërë Erion Veliajt dhuratën më të pazakontë për vitin e ri duke i firmosur lejen e azilit politik.

Edi Rama i bëri dje Erion Veliajt dhuratën më të pazakontë për vitin e ri 2025. Ai de facto me deklaratën e tij se Erion Veliajn po e linçojnë në vendin ku ai është kryeministër, i firmosi lejen e azilit politik pothuajse në cilindo vend që ai ta kërkojë, pasi linçimi është një akt i dënueshëm dhe që meriton mbrojtje kudo që kërkohet.

Pardje Edi Rama deklaroi se Erion Veliaj po hetohet si të gjithë të tjerët dhe çdo njeri mund të hetohet dhe çdo i hetueshëm nuk është i fajshëm.

Dje ndërroi 180 gradë.

Thuhet se Rama mori një ultimatum nga Erion Veliaj në të cilën i thotë se ato që bëre ndaj meje do ti kesh të gjitha në kurriz por jo vetëm por së bashku me Lindën dhe familjen.

Ky kërcënim detyroi Ramën të bëjë një kthesë prej 180 gradë dhe të firmosë lejen e azilit politik për njeriun me të cilin ka vjedhur së bashku qindra  e qindra milionë” tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *