Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e sotme një komunikim për mediat. Berisha riktheu në vëmendje zgjedhjet vendore të 14 majit, për të cilin akuzoi kryeministrin Edi Rama se në këtë proces përdori bandat.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vendosur formën më të keqe të diktaturës që është ajo e bandës.
“Forma më e keqe e diktaturës është diktaturës së bandës që ka një kryebandit. Janë të freskëta ngjarjet e ditës së diel, kur banditë të qeverisë kërcënuan me jetë. Po organizonin një proces më keq se në një diktaturë, dita e diel dëshmoi një shkrirje të plotë të Policisë së Shtetit me bandat. Nga Lezha më dërgonin video se si banditët kalonin nga Blinishti në një zonë tjetër, por gjithmonë të shoqëruar nga policia. Rikthimi i të drejtës së votës së lirë është misioni i të gjitha misioneve” – tha Berisha.
Teksa u ndal tek revolta e Spaçit, ai tha se shënoi kulmin e guximit njerëzor, duke e cilësuar si aktin më të ndritur të qëndresës së njeriut për dinjitet dhe liri.