Berisha: Rama ka vendosur taksën e urrejtjes kombëtare ndaj banorëve të veriut

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim bëri akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe e akuzoi për urrejtje për banorët e veriut.

Berisha u ndal te protesta e Thumanës dhe u shpreh se rruga që është ndërtuar mbi tokat e banorëve të Fushë Krujës është ndaluar për ta dhe po u shkatërrohen bizneset.

“Janë ndërtuar në Shqipëri më parë mbi 11 mijë km rrugë, rrugët kanë qenë përfshirëse, nuk kanë përjashtuar kurrë, nuk kanë ndëshkuar kurrë. Sepse ato ndërtohen edhe për komunitetin nëpër të cilin kalojnë dhe detyrimisht edhe për komunitetin. Pra shikoni miqtë e mi, 20 km e para rrugë që ndërtoi kjo qeveri nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Valbonë, i shndërron në ndëshkim për 80 mijë banorë. Jo vetëm kaq, por ai në këto 20 km për 500 mijë banorë të 4 qarqeve të veriut, vendos taksë atyre për të hyrë dhe dalë nga Tirana”, u shpreh Berisha.

Ai tha se qarqet e veriut të ardhurat për frymë janë mbi 50% më pak se ato të Shqipërisë së mesme dhe të jugut.

“Sot një banor nga këto qarqe, për të ardhur në Tiranë, për të zgjidhur një problem apo për të takuar një familjar, apo një problem shëndetësi dhe të tjera, vajtje ardhje duhet të paguajë 15 euro nga Tropoja, në një kohë kur ai mund të marrë gjithsej ndihmë ekonomike 40 euro, mund të marrë pension ndën 100 euro.Kurse ata që janë nga veriu, ai duhet të paguajë 15 euro për të ardhur nga Tropoja, Hasi, Kukësi në Tiranë dhe për tu kthyer”, tha kreu i PD.

Berisha theksoi se Rama ka vendosur taksën e urrejtjes kombëtare ndaj banorëve të veriut.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *