Berisha: Rama mbyll një shkollë, hap burg

Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama është duke përdorur një metodë shumë të keqe, pasi mbyll një shkollë e hap një burg.

Sakaq shtoi se opozita do ta ketë fokus kryesor arsimin, kur të vijë në pushtet.

“Modeli i Ramës është që të mbyllë një shkollë dhe të hapë një burg. 90% e shkollave nuk kanë ngrohje, shkollat po mbyllen njëra pas tjetrës. Në total janë mbyllur 620 shkolla. Për ne edukimi është një proces themelor, duke filluar nga pasqyrimi i tij në identitetin kombëtar. Në të ardhemn tonë. Do ta kemi procesin më serioz në veprimtarinë e PD-së në pushtet”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *