Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me ambasadorët ditën e sotme në Tiranë. Kreu i qeverisë foli për sukses të diplomacisë shqiptare, por Berisha sheh dështim.
“Edi Rama nuk foli një fjalë për marrëdhëniet e ngrira që ka krijuar ai në fqinjin jugor, kryekëput për interesa të tij mafioze të tij personale në trojet dhe brigjet e Bashkisë së Himarës.
Nuk foli një fjalë për burgosjen e kryetarin e zgjedhur të bashkisë me rrëmbimin e mandatit në mënyrë që të garantojë se do të përvetësojë ato që nuk i takojnë.
Edi Rama nuk foli një fjalë për ngrirjen pothuaj de facto të marrëdhënieve me Kosovën, pasi më haptas se sa Aleksandër Vuçiç, Edi Rama shpalli sanksionet ndaj Republikës së Kosovës.
Sulmoi me egërsi kryeministrin e saj, loboi me patuprësi për mosakordimin e liberalizimit të vizave, akt flagrant armiqësor ndaj një vendi të lirë dhe të pavarur, aq më tepër ndaj një vendi që banohet në 90 përqind nga shqiptarët.
Edi Rama ngriu marrëdhëniet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse u angazhua direkt në fushatë elektorale në mënyrën më të paskrupullt. Mrrëdhënie pothuaj të ngrira janë dhe në Malin e Zi” tha Berisha.