Berisha: Rama po Diskriminon Veriun, PD do të mbështesë protestat e Thumanës

Sali Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike, ka shprehur mbështetje të fuqishme për protestuesit e Thumanës që kundërshtojnë vendimin e qeverisë për të kufizuar aksesin në autostradën Thumanë-Kashar.

Në një deklaratë, Berisha e akuzoi kryeministrin Edi Rama për diskriminim racor dhe taksimin e banorëve të veriut, duke e cilësuar këtë veprim si një akt anti-kushtetues dhe të padrejtë ndaj banorëve më të varfër.

Miqtë e mi, protestuesit guximtarë të revoltuar të Thumanës po protestojnë kundër njërit prej diskriminimeve më raciste, anti-shqiptare që Edi Rama iu bën me taksen e rrugës banorëve më të varfër të Shqipërisë, të Europës, banorëve të katër qarqeve të veriut.

Të vësh taksë për një qytetar që vjen skaj e skaj i vendit, të paguajë 10 apo 15 euro për vajtje-ardhje në Tiranë, në një kohë kur qytetarët e tjerë të Shqipërisë që kanë të ardhura dy herë më të mëdha se ata, i bëjnë një diskriminim çnjerëzor, dhe tregon një urrejtje racisti që Edi Rama e ka të trashëguar nga i ati i tij, xhelati, Kristaq Rama.”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *