Berisha tha se në mesin e qytetarëve ka një ndërgjegjësim se Rama, “e ka konsumuar me turp kohën e tij”.
Më 14 maj tha Berisha, “qytetarët janë të vendosur, të gatshëm të mbështesin opozitën e t’i japin një kthesë për mbarë vendit, demokracisë në Shqipëri”.
Duke folur për grupimin e Enkelejd Alibeajt, Berisha tha se në zgjedhjet lokale, kandidatët e këtij grupi “qytetarët e demokratët që do i trajtojnë këta individë si paterica të Ramës dhe do u japin përgjigjen e merituar”.
Sali Berisha:
Të marrësh përsipër për të kandiduar vetëm për të dëmtuar opozitën, do të thotë vetëm për të ndihmuar Ramën, kjo përbën një akt shumë të rëndë personal.
Nuk mund të imagjinoj që një njeri i lirë me dinjitet i lejon vetes, unë nuk mund të kem besim se pallat Kapllani që numëron në listë 90 e ca tendera nga qeveeria e së fundmi tani 2-3 milionë nga Veliaj që do jetë i detyruar të zbatojë urdhrat.
Por kam besim të qytetarët e demokratët që do i trajtojnë këta individë si paterica të Ramës dhe do u japin përgjigjen e merituar.
Rama është në përpëlitjen e tij të fundit.
Ndaj deputetë, tek qytetarët ka një pakënaqësi të gjithëanshme, ka një ndërgjegjësim të plotë se Edi Rama, e ka konsumuar me turp kohën e tij.
Agjendat po i rrokullisen, por rrokullisjen e plotë duhet t’ja japin shqiptarët e ta bëjnë sa më shpejt të përshtatshëm për ligjet e kodeve penale në Shqipëri dhe në SHBA.
Nuk ka të ndalur, asnjë lloj kufiri nuk njeh, po shpërndan fonde qindra milionëshe me qëllimin e vetëm elektoral. Por është në detyrën tonë të bëjmë transparencë të plotë, të regjistrojmë cdo veprimt ë tij e ti themi që populli të ka futur në rreth të kuq se drejtësia amerikane në SHBA do flasë për ty por nuk është e largët dita kur të flasë dhe drejtëia shqitpar, natyrisht jo SPAK i partisë.
Të gjitha këto marrin përgjigjen e merituar më 14 maj, ku qytetarët janë të vendosur, të gatshëm të mbështesin opozitën e t’i japin një kthesë për mbarë vendit, demokracisë në Shqipëri.