Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer zyrën e tij në një kënetë korruptive referuar skandalit me MC Gonigal, ish zyrtarin e arrestuar të FBI dhe takimet e tij të fshehta me Ramën.
Në një konferencë për mediat, Berisha i bëri thirrje FBI dhe kongresit amerikan të hetojnë se kush ishte personi që bashkoi Ramën me MC Gonigal. Më tej ai shton se Rama rekrutoi me korrupsion Charles MC Gonigal për t’i futur thikën opozitës dhe për të marrë peng kreun e saj.
“Paguhet njeriu më i besuar i FBI-së për të sulmuar, për të ndërmarrë veprime, akte kundër opozitës demokratike të një vendi, me qëllimin makabër të marrjes peng të kreut të saj. Nuk mund të veprojë kurrë në këtë mënyrë ndaj një vendi tjetër të lirë. SHBA e udhëheqin e parimet e tyre, Edi Rama rekruton në korrupsion MC Gonigal për t’i futur thikën opozitës për të çimentos pushtetin korruptiv të Edi Ramës. Edi Rama ka shndërruar Tiranën, zyrën e tij në çerdhen, do të thosha në një kënetë të vërtetë korruptive. MC Gonigal jo rastësisht ka zgjedhur Tiranën megjithatë unë i bëj thirrje FBI dhe kongresit të SHBA të hetojnë me seriozitet cilat janë pikat që bashkuan Edi Ramën me MC Gonigal kush e solli, kush qëndron në mes të këtij akti makabër nga një vend partner ndaj SHBA. Shtoj këtu se grupin e personave që hetohen nga Amerikan është dhe paraardhësi i MC Gonigal, i cili ka kontrata të firmosura me qeverinë e Edi Ramës, i cili rezulton të jetë i implikuar direkt sipas disa të dhënave në beteja kundër opozitës i bëj thirrje kongresit të SHBA dhe FBI të hetojnë të gjitha veprimtarinë e Gonigal dhe paraardhësit të kundër demokracisë në Shqipëri por gjithashtu dua të sjell në vëmendjen tuaj se juria e San Franciscos ka urdhëruar hetimin e çdo regjistrimi dhe materiali, përfshirë këtu edhe mesazhet në telefona, email, letra midis MC Gonigal dhe Agron Nezës”, tha Berisha