Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, është shprehur se Edi Rama harxhon 2 mln euro për një takim me emigrantët.
‘Nuk mund ta lejojmë Ramën të shkojë në ekskursion me patronazhistët dhe të thotë takova emigrantët’, theksoi Berisha në fjalën e tij.
“Ishit ju që u dëbuat nga shtëpitë tuaja, në kohën kur Rama me njerëzit e tij ndërtuan vila e hotele luksi me paratë tuaja të grabitura. Me pafytyrësinë më të madhe, Edi Rama me hordhinë e patronazhistëve të tij kërkon të vijë të ju për takim.
Edi Rama kërkon t’ju takojë, pasi ju ka zbuar nga Shqipërisë dhe kërkon t’ju prishë qetësinë. T’ju trazojë stabilitetin e krijuar me sakrifica të panumërueshme. Edi Rama me patronazhistët e tij kërkon t’ju fusë edhe ju në propagandën e tij.
Edi Rama thotë se po bën takim me emigrantët. Por e vërteta, që e panë me sy dhe e dëgjuan me veshë të gjithë shqiptarët ishte se ai po bën ekskursion me patronazhistët e tij të pangopur. Nuk mund ta lejojmë kurrë këtë tallje. Nuk mund ta lejojmë Edi Ramën të shkojë në ekskursion me patronazhistët dhe të thotë takova emigrantët.
Një ekskursion, që po të llogaritet kostot e transportit të tyre me autobuzat, me tragete, me vetura personale, me avionë. Po të llogarisësh kostot e cirkut me këngëtarë dhe artistë, salla e stërsalla. Po të llogarisësh kostot e dietave e kësaj lukunie të pangopur, fatura që paguajnë taksapaguesit shkon 2 milionë euro për çdo takim” u shpreh Berisha.