Berisha-Ramës: Ti shkruan fjalë në duar që t’i lexosh në Parlament, ke fjalor halabaku

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme në një takim elektoral me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kurbinit në zgjedhjet e 14 majit, Behar Haxhiu.

Nga atje Berisha deklaroi se kandidati i “BF”, i ka futur frikën kryeministrit Rama që në hapat e parë të fushatës së tij, ndërsa Rama “kalon nga sheshi në shesh me një fjalor të ngjashëm me të një halabaku”.

Berisha vijoi duke i dalë në mbrojtje kandidatit të tij, duke shtuar se Haxhiu nuk ka shkruar ndonjëherë fjalimin në duar për ta lexuar më pas në kuvend, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka bërë këtë veprim.

“Që në hapat e parë të garës së tij, Behar Haxhiu i ka futur lepurin në bark një njeriu që kalon nga sheshi në shesh me një fjalor të ngjashëm me të një halabaku, ordiner dhe mbeti duke cituar Behar Haxhiun. Edi, Behari është një njeri punëtor dhe të dy keni qenë qeveritarë vendorë. Behari ka qeverisur shumë vite komunën e Milotit, ti nga partia jote bashkinë e Tiranës. Kur ike nga Tirana raporti i OSBE të akuzoi se ke vjedhur 200 milionë euro dhe i ke fshehur në off-shore. Të lash gojën ti kur të përmendësh Beharin.

Së dyti, nuk ke asnjë gojë e të drejtë të flasësh për një tjetër. Të perifrazosh një fjalë që tha se do ta marrin fjalën të tjerë më të shkolluar. Të garantoj prej 32 vitesh Behari nuk ka shkruar fjalë në duar që t’i lexojë në parlament si puna jote. Ai ka frikë se ka bërë kërdinë me këtë zonë këtu dhe tani e di që do i dalin të gjitha defterët.

Edi Rama ngushëllon shpirtin e tij duke bërë thirrje që qytetarët të mos dalin në votime. Thotë aman aman më falni, nuk ka Edi Rama. Vota e shqiptarëve do të të ndëshkojë në datën 14. Je i pashpresë. Shqiptarët në 14 do votojnë ndryshimin. Në këto 10 vite ti i varfërove nga viti në vit. Edi Rama ti ndërhyre te çmimet duke krijuar bordet komuniste. Ato janë të dobishme për qeveritë si ti”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *