Kreu i PD, Sali Berisha tha se kur ai morri dorëzimin e PD, kryeministrit Edi Rama i është ‘ndalur fryma’.
Nga Shkodra, Berisha tha se opozita tani është më e fortë dhe se asgjë nuk do e thyejë kontratën e tij me qytetarët.
Sakaq shtoi se protestat do vazhdojnë.
“Njeriut që ju ndal fryma pas rikthimit tim ishte Edi Rama. Çdo ditë përgojonte dhe fliste, për tre javë e harroi fjalën opozitë. Ai pa një realitet që nuk e kishte imagjinuar as në ëndërr. Opozita është më e fortë se kurrë, ka shumë punë për të bërë por ajo që u arrit e dëshmon fortësinë e saj. Opozita duhet të bëjë një ndryshim në vend, po punojmë për këtë. Jam optimist. Asnjë nuk e thyen kontratën time me qytetarët. Rama përdor gjuhën e askujt në këtë planet, vetëm për të tërhequr vëmendje.