Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar se Policia e Shtetit ka hedhur gaz toksik kundër deputetëve dhe protestuesve. Berisha ka publikuar disa foto të Klevis Balliut, duke thënë se është sulmuar nga uniformat blu me urdhër të Edi Ramës dhe ministrit Taulant Balla në shenjë hakmarrjeje.
“Hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj Klevis Balliut! Hidhet gaz toksik në sy dhe fytyrë kundër Flamur Nokës, Bledian Nallbatit dhe Klevis Balliut. Dënoj me forcën më të madhe këto akte kriminale, banditeske Rama- Balla kundër opozitës”, shkruan Berisha.
“Dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, e ka një emër dhe një fytyrë!!! Përpos porositësit të dhunës që e dimë që është pronari faktik i inceneratorit, ju lutem na dërgoni informacion për emrin e policit bandit që shihni në foto, i cili sot në një akt të pashembullt urrejtje, goditi dhe helmoi zyrtarët e Partisë Demokratike me urdhër politik! Kjo sjellje barbare e Policisë ndaj qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së qindra milionë eurove nga Erion Veliaj dhe banda 5D, do marë përgjigjen e merituar në protestën e rradhës”, shkruan Këlliçi.