Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh optimist nga Shkodra se zgjedhjet e 14 majit do të jenë triumf i lirisë.
Gjatë ceremonisë për përkujtimin e 4 dëshmorëve të 2 prillit të 1991, Berisha theksoi se Shkodra është bastioni i pamposhtur këtyre vlerave.
“Të gjitha të drejtat janë në duart e një njeriu, i cili kontrollon çdo pushtet, vendos për çdo gjë dhe dhunon me makinerinë e narko-shtetit çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë. Edi Rama është po aq xhelat ndaj lirive të shqiptarëve saç ishte babai i tij që firmoste në 10 gusht varjen e poetit Avzi Nela. Ai sot me makineritë e tij vjedh shqiptarët, me pasigurinë e tij. Ky monizëm sot bazohet në shkelmimin, rrëmbimin, në vjedhjen e votës për të cilën ranë për t’u bërë të pavdekshëm martirët e 2 prillit. Ne nderojmë martirët e 2 prillit në prag të 14 majit, të zgjedhjeve lokale, njësoj si zgjedhjet e 22 marsit. Këto zgjedhje janë zgjedhjet e jetës sonë, në të cilat përballen monizmi i egër i bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën, me idealet e lirisë shqiptare, me vullnetin e tyre të hekurt për të vendosur pluralizmin. Shkodra mbeti gjithnjë besnike e idealeve të veta të lirisë, bastion i pamposhtur i vlerave të saj. Kam bindjen më të madhe se 14 maji do të jetë përsëri triumfi i idealeve të lirisë, të qytetarëve shkodranë. Ftoj shqiptarët kudo që janë të frymëzohen nga sakrifica sublime e martirëve të 2 prillit.”, tha Berisha.