Kreu i PD Sali Berisha ka folur për protestën e 7 korrikut, ku ka ftuar shqiptarët që ti bashkohen tubimi të thirrur nga Partia Demokratike. Berisha ka shpallur “non grata”, dy deputetë të PD, pasi deklaroi se Lulzim Basha dhe Enekelejd Alibeaj mos të marrin pjesë në protestë, duke i konsideruar si “zjarrfikësit e opozitës”
“Populli, shoqëria shqiptare zbret në histori. Populli zbret në rrugë për të bërë rrugën. Sigurisht populli opozitar, por gradualisht mbarë populli shqiptar besoj. Beteja nuk pret mot, beteja kur të thërret do t’i përgjigjesh. Ishte një thirrje e përgjithshme e demokratëve, e grupeve të mëdha të interesit, e bizneseve. Ishte e mjekëve, intelektualëve, shoqërisë civile”, u shpreh Sali Berisha.