Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon se mijëra hektarë pyje dhe shkurre po digjen nga dora partisë, referuar socialistes. Sipas tij, narkoshteti po hape tokat për plantacionet e reja elektorale të kanabisit.
“Të dashur miq, këtë vit si çdo vit paraelektoral nga kodrat afër qyteteve deri në thellësit e pyjeve dhe maleve të vendit me qindra dhe mijëra hektar pyje dhe shkurre po digjen nga dora partisë.
Me këtë operacion narkoshteti po hape tokat për plantacionet e reja elektorale të kanabisit mbasi bima e floririt të votave në toka të djegura rritet më mirë se në çdo terren tjetër. Krimi në votë dhe vota në krim” shkruan ai.