Berisha: Shqipëria po ‘zien’, shqiptarët po plaçkiten çdo ditë nga regjimi Rama

Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar mbledhje me Kryesinë e Partisë Demokratike.

Berisha tha se sot vendi ndodhet në një situatë të rënduar ekonomike, pasi çdo ditë po vidhet në mënyrë të papërmbajtur.

Sakaq shtoi se pakënaqësia ndaj qeverisë është rritur, ku theksoi se Shqipëria po zien.

“Ne mblidhemi sot pas një vere shumë të nxehtë, e cila vazhdon me temperaturat e larta të saj, në shpirtin dhe mendjen e qytetarëve shqiptarë. Sot, Shqipëria po zien, Tirana po vlon. Pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë e më e papërmbajtur, gjithnjë e më e madhe.

Kjo është plotësisht e ligjshme, sepse çdo ditë e më e papërmbajtur bëhet makineria e vjedhjes dhe e plaçkitjes nga regjimi me në krye Edi Ramën i qytetarëve shqiptarë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *