Berisha: Shqiptarët prisnin lehtësim të çmimeve, ndërsa Rama legalizoi krimin

Ditën e sotme Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për mediat nga selia e PD-së.

“Shqiptarët të cilët prisnin me padurim të dëgjonin nga qeveritarët dhe ministrat, se si do të lehtësohen dhimbjet e mëdha që krijon rritja e çmimeve. Rritja e çmimit të kafshatës së gojës, rritja e çmimit të vajit , të sheqerit, orizit. Rritja stratosferike e çmimit të naftës, rritja e çmimit të ilaçeve, transporti.Një rritje e përnjëhershme jashtë të gjitha shkaqeve reale. E diktatura  tërësisht nga spekullacioni dhe lidhja e spekulantëve me qeverinë. Nuk morën asnjë përgjigje nga këto.

Ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin. Vërtet kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, vërtet rrahin gjoksin apo u përgjëruan për fshatarët apo për të tjerë, por e vërteta është se kongresi i tyre në vend të lajmeve të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjeve të përditshme të qytetarëve, informoi ata se narkoshteti ka vendosur të ligjëroje produktet e krimit të tij të shëmtuar. Ka vendosur të ligjërojë kanabisin, madje bazuar në mashtrimin kombëtar, u zotua me solemnitet se në rast se shqiptarët janë dakord për përdorimin individual, do lejohet”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *