Berisha shtyu Alibeajn nga foltorja, reagon Yuri Kim: Të mos përsëritet

Gjesti i ish-kryeministrit Berisha ndaj Enkelejd Alibeajt sot në Kuvend, ishte momenti kryesor e seancës së sotme plenare.

Ndaj këtij gjesti të Berishës së fundmi ka reaguar ashpër edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Yuri Kim i ka bërë  thirrje Berishës që dhuna e tij për të larguar të tjerët nga foltorja nuk duhet të përsëritet më.

Yuri Kim: “Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, mosndëshkimit – ato ditë i përkasin një të shkuare që s’duhet të përsëritet.”/Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *