Këtë të mërkurë, Sali Berisha do të paraqitet për herë të dytë para SPAK, ndërsa ndodhet në arrest shtëpie që nga Dhjetori 2023.
Deputetët dhe militantët e Partisë Demokratike janë mobilizuar për të mbështetur Berishën, duke organizuar një protestë para godinës së SPAK në orën 12:00.
Flamur Noka dhe Gazment Bardhi kanë bërë thirrje për një protestë të fuqishme si kundërpërgjigje ndaj, sipas tyre, “arrestit politik”.