Berisha: SPAK nuk më ka thirrur për të dëshmuar në lidhje me privatizimin e kompleksit partizani

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët para Parlamentit, tha se nuk ka marrë akoma një fletëthirrje nga SPAK,  për të dëshmuar lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha e quajti këtë kërkesë të SPAK një përpjekje mjerane të kryeministrit Edi Rama për të mbuluar vjedhjet.

“Nuk më ka dërguar asnjë fletëthirrje, por i përgjigjem çdo fletëthirrje. Ju do jeni aty të gjithë të bëjmë një konferencë shtypi të shkëlqyer. Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet, por unë do shkoj gjithmonë sa herë të thërritem. Edhe kur falsiteti noton në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem. Ta keni të qartë!”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *