Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Prokuroria e Posaçme ka vendosur masë sigurie ndaj dy gazetarëve të kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Në fjalën e tij për mediat, kryetari i PD-së, sulmoi gazetarin Hoxha për lidhje me bandat Bajri-Gjoka dhe mbrojti Elton Qynon për denoncimin e qeverisë dhe kryeministrit Rama.
“Nuk mund ta mbyll këtë ekspoze para jush pa dënuar me forcën më të madhe vendosjen e masave kufizuese ndaj gazetarit guximtar, Elton Qyno, i cili në një shërbim të madh ndaj vendit ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin. Rrëmbimi i tij nga Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë.
Grabitja e telefonave të tij për të shpëtuar Ramën nga dokumente që e konpromentojnë perbejne nje akt kriminal te vertete ne mbrojtje te Rames. Kerkoj heqjen e menjehershme te masave ndaj gazetarit Elton Qyno. I shpreh atij solidaritetin tim te plote. Ata qe vendosen keto masa, ata kerkojne te mbyllin kanalet e transparencës së mediave.
Vendosja e masave njëkohësisht ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar dhe trim me Artan Hoxhën, anëtar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat por i mbrojtur nga Altin Dumani deri së fundi sa u detyrua të vendosë një masë arrest shtëpie.
Ndërkohë që informoj publikun që dokumente zyrtare informojnë se Artan Hoxha ka shkelur detyrën e gazetarit dhe është bërë anëtar aktiv i paguar i bandës Bajri-Gjoka të partisë.
Nuk kanë asnjë lidhje këta dy gazetarë me njëri tjetrin, por lidhja qendron ne poshtersine e Dumanit qe kerkon t’i paraqese te inkriminuar se bashku. Artan Hoxha që unë e kam denoncuar disa herë me dokumente, i paguar nga banda Bajri i partisë. Shqiptarët duhet të dinë të gjithë të vërtetën” tha ai. Nga SPAK ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për masat e sigurisë ndaj dy gazetarëve dhe akuzat ndaj tyre.