“Krisje midis Ambasadës së SHBA-ve dhe Kryeministrit Edi Rama, prishje të interesave personale” kanë qenë qendra e bisedave këto kohë ndërkohë secili në hije përpiqej të manipulonte zgjedhjen e kreut të SPAK. Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka sqaruar se duart e Ramës për të “kapur” SPAK lidhen me çështjen e Inceneratorëve.
Berisha ka hedhur akuza të forta në adresë të kryeministrit në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Sipas tij ky është një akt i paprecedentë që ndodh në Shqipëri, SPAK-u është kthyer në vegël të Ramës dhe të Taulant Ballës.
“Ç’punë ka një Kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK, Ka vetëm dosjen e tij, sepse dosja e djegësve është dosje e organizatës kriminale, në të cilën ka firmosur Edi Rama dhe prandaj bën këtë figurë të të turpshme dhe e asgjëson totalisht këtë organ. Beteja është surrealiste, është paimagjinueshme, nuk ndodh kurrë. Bota e Krimit darkon prej 2 muajsh rresht me eksponentë të krimit të organizuar që janë në parlament, ky është asgjësimi total i sistemit të drejtësisë, kurrë s’ka ndodhur më parë. Ky është SKAP-i i PS. SPAK merret si me qenë reparti i turpshëm i Edi Ramës dhe i Taulant Ballës.”, tha Berisha.