Berisha-studentëve: Kushi ju ka vjedhur 700 mln, protestoni

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se i ka vjedhur Universiteteve rreth 700 mln lekë.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama duhet t’i mbështetë studentët, duke i dhënë atyre pagesën prej 100 euro.

Sakaq i bëri thirrje studentëve për t’iu bashkuar protestës së pedagogëve.

“Po shkatërron universitetet me qëllim, nuk ka lejuar asgjë. 700 mln lekë para të lekëve tuaj i ka marrë Ministria e Arsimit. Ua thashë pasi pedagogët tuaj po luftojnë për mbrojtjen tuaj dhe të ardhmen tuaj. Fatmirësisht ka një reagim pozitiv, ju duhet t’i bashkoheni protestës. Kosova po i jep 100 euro më shumë, pasi me lekët që ua jep familja, qiraja është më e lartë, ushqimet, bileta. Pse mos kujtohet t’ju ndihmojë ju. Ministret e tij harxhojnë nga 15 mijë euro për të udhëtuar në Dibër me helikopter. Pedagogët marrin 4 herë më pak se shoferi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, po paguhen sa punonjësit e fasonerisë. Pse do rinë ata këtu? Ikja juaj është braktisje kombëtare. Dua t’ju jap një këshillë, punoni me çdo të rinj që njihni. Greva është e përgjegjshme për të shpëtuar Universitetet. Rama po i sulmon çdo ditë, është një hienë me probleme. Ajo që kërkojnë ata janë gjëja më minimale. Në Kosovë, ministrat nuk udhëtojnë me avionë taksi. Pra, këto janë të gjithë kërkesat e tyre të cilat janë të drejta dhe të plotësueshem”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *