Berisha sulmon Bashën: Ish kryetarit i binte telefoni ose i vinte mesazhi dhe nuk guxonte të përmende emrin e kundërshtarit para jush

Ish-kryeministri Sali Berisha nga qyteti i Beratit ka hedhur akuza ndaj ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku sipas tij ai merrte telefonata dhe mesazhe që mos ti përmendte emrin kundërshtatrit.

Gjatë takimit elektoral në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD-së, Berisha u shpreh se Lulzim Basha u angazhua për llogari të qeverisë në veprime antiligjore dhe anti demokratike në PD.

“Ish kryetarit i binte telefonin ose i vinte mesazhi dhe nuk guxonte të përmende emrin e kundërshtarit para jush. Në të gjithë këtë dëshpërim, ne nuk ishim në lartësinë e idealeve tuaja, por përsëri ju qëndruat. Me të gjitha këto ne më 25 prill ishim 620 mijë shqiptar dhe pas kësaj përsëri ish kryetari do të angazhohej për llogari të qeverisë në veprime antiligjore dhe anti demokratike në parti. Ju jeni misionarë të vërtetë dhe idealistë që u ngritët sapo u dhanë shkëndijat e para. Gjatë këtyre muajve nga shtatori deri më sot kapërcyet çdo pengese, intrigë, shantazh dhe vendosët të qëndronit për idealet tuaja”, u shpreh Berisha.

Ai deklaroi se u bë çdo përpjekje me qëllim që lëvizja e tij të shuhej, por u shpreh i bindur se lëvizja e tij nuk do të ndalet derisa të arrijë misionin e saj.

“Çfarë nuk u bë që lëvizja jonë të shuhej. Gjatë përpjekjes tonë për të dalë e vërtetë përballë një regjimi që nuk meriton të qeverisë as 5 ditë këtë vend. Lëvizja jonë është revolucion dhe kjo lëvizje pa përmbushur misionin e saj kurrë nuk do të ndalet. Misionarët nuk mposhten kurrë. Ju qëndruat të pamposhtur derisa ngritët në këmbë PD si forcë të vërtetë opozitare.

Por ngritja në këmbë e PD nuk ishte një qëllim në vetëvete, jo. Kishte qëllim për të vazhduar betejën deri në shpëtimin e Shqipërisë. Ky është misioni ynë më madhor. Misioni ynë është shpëtimi i Shqipërisë”, tha Berisha.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *