Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar nga Vau i Dejës, ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.
Berisha deklaroi se Shqipëria u mbush me drogë, shqiptarët po ikin çdo ditë nga vendi, ndërsa Kim nuk thotë asnjë fjalë kundër qeverisë.
“Si ka mundësi që Shqipëria u mbush me drogë dhe nuk e thatë një fjalë kundër qeverisë. Kur drejtësia italiane solli dosjet e trafikantëve ministra i krahasuat këto dosje me dosje të thjeshta. Si ka mundësia që nga Shqipëria ikën investitorë të mëdhenj të huaj dhe nuk thoni një fjalë. Si ka mundësi që ikin qytetarët nga vendi dhe nuk thoni një fjalë kundër Edi Ramës. Si ka mundësi që vazhdoni të reklamoni reformën e dështuar në drejtësi. Si ka mundësi që një njeri që kalon nga afera në aferë. Ne jemi miq të SHBA. Kjo që po bëjmë ne sot është praktikë strikte e amerikanëve. Do bëjmë gjithçka të afrohemi me atë vend.
SHBA na kanë ndihmuar në luftën kundër korrupsionit.
Qeverisja e përparme ia doli të dyfishojë rroga dhe pensione duke luftuar korrupsioni. Kjo zonjë nuk thotë një fjalë për korrupsionin e qeverisë, por vetëm për ish zyrtarë. Shikoni ç’bëhet me FSHF. Kanë votime ata. Përdoret tritoli, përdoren tatimorët kundër një njeriu që nuk e mundin dot me votë. Ky është standardi. A thuhet një fjalë për blindimin e selisë së PD? A keni dëgjuar një fjalë? Asnjë. Këto janë parime të George Soros. Do të qëndrojmë në të drejtën tonë sepse pamë me sytë tanë si vota e lirë u përzu nga Shqipëria. Natën e 25 prillit zonja uroi kreun e KQZ për zgjedhjet më të këqija në historinë e Shqipërisë” tha Berisha.
/Priza.al/