Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është duke zhvilluar një konferencë në kuadër të zgjedhjeve vendore e cila mbështetet nga Fondacioni “Hjarl Hjalmarson” i partisë simotër suedeze “Moderaterna”.
Gjatë fjalës së tij në takim, Berisha tha se vota është dhunuar nga kjo qeveri, duke shtuar se Edi Rama ka rikthyer modelin tipik të Enver Hoxhës. Më tej ai ka shtuar se PD është një opozitë e vërtetë që përplaset me qeverinë për të drejtat e qytetarëve.
“Udhëtimi i opozitës në këto vite ka qenë topitës, si asnjëherë mbi këto 30 vite, dora e qeverisë u shtri mbi opozitën. Dhe te shqiptarë u krijua ideja se opozita i bën fresk qeverisë, dhe u gjendëm para to be or not to be, dhe unë mendoj se ajo duhet të ekzistonte se u votua nga mbi 600 mijë qytetarë, por që ajo të ekzistonte, duhet të ndryshonte të paraqiste para shqiptarëve një version të ndryshuar, ndryshe ata sdo na besonin. Në një vit kemi shënuar arritje substanciale për tu paraqitur parti e ndryshuar e shqiptarëve. Kemi vendosur votën si përcaktuese për drejtuesit lokalë dhe qëndrorë të PD. Në këto vite ju jeni dëshmitarë që ajo që u shkatërrua në mënyrën më katastrofale është vota. Qeveria paraqitej me banda, me para krimi për blerje votash, por vota u ndryshua dhe pësoi deformime të mëdha edhe në opozitë. PS nuk voton prej kohësh, Edi Rama ka kthyer modelin tipik të Enver Hoxhës”, tha Berisha.