Kreu i PD, Sali Berisha nga takimi i tij me gratë intelektuale ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si një piktor dështak.
Berisha ta se Rama pushtetin e tij e ka përdorur vetëm për të korruptuar dhe shpërdoruar.
Sakaq shtoi se PD do të ndihmojë vajzat që talenti i tyre të shkëlqejë.
“Kryeministri mbeti gjithë jetën një piktor dështak, kur u bë kryeministër morri pushtetin për të korruptuar dhe shpërdoruar. Nuk hapi asnjë ekspozitë, u vërsul ndaj artit. Arsimi në një degradim të papërmbajtur. Janë me dhjetëra mësues që kanë të gjitha standardet për të dhënë mësim dhe vendin ja zënë militantët. Nuk ekziston meritokracia, vlerësimi. Vajzat shkollohen, ndaj ne do bëjmë çdo gjë që talenti i tyre të shkëlqejë në të ardhmen ne jemi optimistë.