Kreu i PD, Sali Berisha është takuar këtë të dielë me anëtarin e Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, z. Faik Lata, SHBA , publicistin e njohur, Naser Bresa, Kosovë, dhe historianin e njohur Qerim Lita, Maqedoni e Veriut.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Berisha shkruan se në këtë takim fokus ka qenë gjendja aktuale e demokracisë në Shqipëri dhe zhvillimet në rajon.
Postimi i plotë:
Një takim miqësor.
Të dashur miq, prita në një takim miqësor anëtarin e Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, z. Faik Lata, SHBA, veprimtarin, publicistin e njohur, Naser Bresa, Kosovë, dhe historianin e njohur, autor i një seri veprash historike, Qerim Lita, Maqedoni e Veriut. Në takim i shpreha mirënjohjen time të thellë Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe kryetarit të saj, Joe DioGuardi, për mbështetjen e madhe dhënë demokracisë në Shqipëri dhe lirisë së shqiptarëve në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.
Me miqtë diskutuam mbi gjendjen aktuale tejet të rëndë të demokracisë në Shqipëri dhe zhvillimet në rajon. Takimi ishte i hapur dhe miqësor.