Duket se Sali Berisha dhe Ilir Meta po koordinojnë veprimet në krye të opozitës së vendit, pasi janë takuar bashkë dy ditë më parë së bashku, ku në fokus ishte aksioni opozitar mes dy partive.
Më herët dhe Berisha dhe Meta kanë paralajmëruar se aksioni opozitar do të jetë i pandalshëm. Kreu i Partisë së Lirisë gjithashtu është shprehur se nga shtatori do të ketë denoncime të reja. /Ballkanweb