Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u prit në Napoli nga Kryetari i Komunës, Antonio Trombetta, Nënkryetari Pasquale Salzillo dhe Këshilltari Domenico Moriello.
Gjatë takimit, Berisha diskutoi për situatën e emigracionit në Shqipëri dhe angazhimin e Partisë Demokratike për ndryshime të thella në sistemin politik.
Në një moment simbolik, afaristi shqiptar Kujtim Potja i dhuroi Berishës dorezën e kampionit të boksit me mbishkrimin e tij, si dhe një shishe shampanje, të cilën ai e premtoi se do ta hapte në fitoren e 11 majit.