Deputeti i PD Belind Këlliçi ka shpërthyer kundër deputetit tjetër demokrat Enkelejd Aliobejat, pasi ky i fundit tha se nuk do të merrte pjesë në protestën e organizuar nga Partia Demokratke.
Këlliçi tha se me këto deklarata, Alibeaj po i shërben vetëm Ramës. Po ashtu ai komentoi edhe deklaratën e Alibejat për Berishën, ku ish-kreu i FRPD i përmendi faktin që Alibeaj u bë ministër gjatë kohës që Berisha ishte kryeministër.
Këlliçi: Më vjen që disa deputetë përfshirë Alibeajn bëjnë thirrje kundër protestës së 7 korrikut. Pavarësisht ndarjes brenda partisë, të bësh thirrje kundër protestës, i shërben vetëm Edi Ramës. Është kundër Berishës? Mos të harrojë që Sali Berisha e bëri ministër të Brendshëm.