Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që të mos votohet amnistia fiskale.
Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha se është një projekt famëkeq i kryeministrit Rama dhe bandës së tij kriminale.
“Dënoj me forcën më të madhe këtë projekt me të cilin Edi Rama për interesa të klanit të tij mafioz dhe organizatave kriminale shqiptare, kërkon të kriminalizojë ekonominë shqiptare, të rrënojë të gjitha efektet e garës së hapur dhe të ndershme. kërkon të godasë ata që kanë ndërtuar bizneseve mbi djersën dhe integritetin e tyre. Ky insistim i tij është ndëshkim për mbarë shqiptarë, një goditje e rëndë për perspektivën Europiane, për të ardhmen europiane të shqiptarëve. Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë. Bëj thirrje që çdo parlamentar të hedhë poshtë projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz”, tha më tej Berisha.