Berisha thirrje qytetarëve: Votoni! Keni mbrojtjen e opozitës nga narkoshteti

Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha me anë të një deklarate për shtyp nga selia blu, u bëri thirrje qytetarëve që marrin pjesë në votime në orët në vijim ‘për t’i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm vendit’.

Berisha theksoi se opozita do të garantojë votën e tyre, ‘nga narko administrata dhe narko shteti i Edi Ramës’.

Berisha: “Unë do të falenderoj të gjithë qytetarët që kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit dhe kanë kryer një detyrë kushtetuese jashtëzakonisht të rëndësishme për veten dhe familjet e tyre.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar, të votojnë, të paraqiten në orët në vazhdim pranë qendrave të tyre dhe të votojnë si një shërbim i jashtëzakonshëm që i bëjnë vendit, vetes dhe familjes së tyre. Garantoj qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces. Ajo sot është më e fuqishme se kurrë. Vota e tyre ka mbrojtjen absolute të opozitës shqiptare.

Çdo përpjekje që po bën narkoadministrata, narkoshteti është e destinuar të dështojë dhe vetëm të dështojë. I them qytetarëve, policia ka marrë pushim sot por pavarësisht nga kjo ju votoni si njerëz të lirë. Opozita do të mbrojë dhe po mbikëqyr çdo votë tuajën”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *