Berisha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në regjistrimin e popullsisë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se Serbia po bën një regjistrim problematik.

Me anë të një deklarate për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës se Preshevës që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, si përgjigje ndaj përpjekjes së Presidentit serb për çregjistrimin artificial që ai po u bën.

“Shqiptarët të marrin pjesë në regjistrimin që po bën kjo Republikë, e cila po bën një regjistrim problematik, dhe ka bërë gjithçka Vuçiç me politikat që ka ndjekur të zvogëlojë artificialisht popullatën shqiptare në trevat e veta në Luginën e Preshevës. Format e përdorura nga serbomadhi Vuçiçi për të çregjistruar banorët e këtyre komunave, janë unike në botë, njëra prej të cilave ishte ‘mjafton që portieri të trokasë në derë e mos ti hapë kush derën, ajo familje çregjistrohet’. Ultranacionalistët serbë dëshmojnë ndaj shqiptarëve, ky racizëm primitiv duhet të marrë vetëm një përgjigje, regjistrimin e shqiptarëve kudo ndodhen, si banorë të komunave të Luginës së Preshevës. Ata aty kanë qenë dhe do jenë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *