Berisha thyen heshtjen, tregon planet e tij me Metën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbi takimin që ka zhvilluar para dy ditësh me Presidentin Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se nuk ka një datë fikse për protestat e shtatorit, por që me Metën është rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar.

“Pardje jam takuar me zotin Meta nuk kemi fiksuar një datë fikse por kemi rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar përballjen me këtë  regjim i cili po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend vjedhjen plaçkitjen e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *