Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët tha se asgjë nuk e ndal partinë Demokratike për të vazhduar rrugëtimin e saj në politikë.
Berisha shtoi se janë bërë shumë përpjekje për ta stopuar trenin e PD por nuk ja kanë dalë.
Pyetja: PD do vijojë të jetë e dyzuar?
Berisha: PD është e pandalshme. Besoj se treni i saj është absolutisht i pandalshëm, pavarësisht se tentuan ta ndalin. Kjo është përgjigja ime.