Për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha fitorja e Donald Trump në SHBA ka një rëndësi të jashtëzakonshme në Shqipëri, pasi ndaj opozitës shqiptare u bë një grusht shteti. I tha se pret një kthesë prej 5 Nëntorit. Por u kërkoi drejtuesve të qarqeve gjatë takimit që të mobilizojnë qytetarët në mosbindje të zgjatura civile.
“Duhet të përgatitemi për mosbindje civile të zgjatura për sakrifica. Ne jemi shpresa e fundit dhe ju si udhëheqës të qarqeve të PD-së keni detyrën më kryesore në këtë proces. Mos harroni se 5 nëntori shënoi një pikë kthese në mbarë botën. Në 5 Nëntor gumëzhinte selia e PS-së, fishekzjarrë dhe shampanjë” tha ai.