Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur protestuesit e opozitës të cilët sipas tij “tmerruan mbrëmë Edvin “Drogën”, narko-qeverinë e lubive dhe “tao-taove”, narko-parlamentin e “spirogjokave”, narko-drejtësinë e “irenave” me pesë mbiemra dhe “altinëve” të pyetjes 1 milion euro!”.
“Mirëmëngjesi dhe ditë të mbarë O GUXIMTARË! Bekimin e Zotit paçi ju që tmerruat mbrëmë Edvin “Drogën”, narko-qeverinë e lubive dhe “tao-taove”, narko-parlamentin e “spirogjokave”, narko-drejtësinë e “irenave” me pesë mbiemra dhe “altinëve” të pyetjes 1 milion euro! Është rradha jonë! O sot o kurrë. Fitore! #sb