Berisha: U vodhën 2,7 milionë euro të Frontex, por ‘ushtari’ i Xhafajt shpëtoi

Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncon skandalin me fondet e Frontex ku pak ditë më parë 20 punonjës të Policisë së Kufirit të Korçës u morën të pandehur. Berisha shkruan se përgjegjësi kryesor i këtij skandali është Eduart Merkaj, i cili sipas tij nuk hetohet sepse është ‘ushtar i Fatmir Xhafës’.

Këtij i thonë “Xhafo hetim”, vidhen 2,7 milionë euro të Frontex dhe përgjegjësi kryesor nuk hetohet.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Doktor, pas denoncimit tuaj që në Drejtorinë e Departamentit të Kufirit janë vjedhur 2.7 milionë euro të Frontex, Prokuroria e Korçës ka marrë të pandehur rreth 20 punonjës të Policisë së Kufirit të Korçës, por çuditërisht Drejtori i Departamentit, Eduart Merkaj, nuk është marrë i pandehur… Eduart Merkaj është ushtari i Fatmir Xhafajt dhe babai i tij është shoferi i Fatmir Xhafajt” shkruan ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *