Nga dera e SPAK-ut pasi iu komunikua akuza për korrupsion pasiv për kompleksin Partizani, Sali Berisha tha se kjo nuk do ta pengojë për të qenë kandidat për kryeministër për zgjedhjet e vitit 2025.
“Pas fitores së zgjedhjeve do të ketë një garë për kryeministër, cilido le të vijë ta sfidojë Berishën. Lideri i fushatës do të jeni ju? Pa diskutim, edhe i fitores. Këta (SPAK) janë kukulla mjerane. Ne do ta vazhdojmë këtë si betejë të fitores” tha ai.