Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar kryeministren e Italisë për fitoren.
Me anë të një deklaratë për mediat Berisha thotë që kjo fitore është e vlerave dhe atdheut. Më tej ai shton se vlerat në të cilat ajo beson, janë vlera që gjithnjë e më shumë po triumfojnë në Europë.
“Fitorja e Giorgia Meloni dhe koalicionit që ajo udhëhoqi është fitore e vlerave, lirisë, familjes, atdheut. Por Giorgia Meloni është një euroatlantiste e vendosur. Ajo ka përkrahur qëndresën e kombit ukrainas për liri. Ka qëndruar në anën e SHBA, në këtë betejë. Ajo ka një background dhe vokacion të qartë europeist. Vlerat në të cilat ajo beson, janë vlera që gjithnji e më shumë po triumfojnë në Europë. Me këtë rast unë i uroj znj.Meloni këtë post për të cilin e votuan qytetrët italian, suksese të mëdha”, tha Berisha.