Berisha vetëbesohet sot në Kuvendin Kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve të 14 Majit!

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha do të mbledhë sot Kuvendin Kombëtar në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i kryetarit të Partisë. Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha do të kërkojë sot votëbesimin e demokratëve në Kuvendin Kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit. Votimi nuk pritet të ketë surpriza e Sali Berisha do të vazhdoje të udhëheqë PD-në drejt betejës së ardhshme elektorale të vitit 2025.

“Ju ftoj të ndiqni kuvendin. Kuvendin për betejë pa kthim”, deklaroi lideri demokrat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *