Berisha: Viktima ka qenë menaxher në restorantin e Altin Hajrit, aty ku u copëtua trupi i Jan Prengës

Kreu i demokratëve Sali Berisha ngre dyshime të forta mbi vrasjen e djeshme te 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndroq, në një lokal në këtë njësi administrative në Tiranë.

Lidhja Dumani-Hajri

Kreu i “SKAP-it të Partisë” nuk ankimoi heqjen e sekuestros për pronat e Hajrit. “Altin Hajri i Çyrbes se ai Olsi na ka respektue!”

Ekzekutimi sotëm ka lidhje të forta me pergjimet e SKY ECC!

“Kunati im është kapur me pistoletë… Të paktën të ndryshojnë versionin, të lirohet një prej tyre… Do japim 20 mijë euro, vetëm ta mbyllim këtë punë,” i kishte shkruar Hajri ish-deputetit, duke theksuar se urgjenca e çështjes kërkonte ndërhyrje të menjëhershme. Më tej, komunikimet mes Hajrit dhe Çyrbjes përfshijnë edhe një kërkesë për ndihmë në parandalimin e një arrestimi të mundshëm të Hajrit, bazuar në informacione që ai pretendonte të kishte marrë nga burime të brendshme. Emri i një personi të quajtur “Olsi” aktualisht prokuror ne SPAK,përmendet në komunikimet, si një individ që dyshohet se ka dhënë ndihmë vendimtare në rastin e Hajrit!

Personi që u ekzekutua nga vrasesi që u lirua nga prokurori i SPAK-ut, dikur ka qënë menaxher në restorantin e Altin Hajrit, aty ku u coptua trupi i Jang Prengës! Viktima në Ndroq ishte dëshmitar në coptimin e trupit të Jan Prengës në lokalin e Altin Hajrit” tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *