Kreu i PD , Sali Berisha vizitoi ditën e sotme banesën e prindërve të 7-vjeçares, Jonada Avdia e cila humbi jetën tragjikisht në Himarë, pasi u përplas nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.
Berisha tha se ka i ka shprehur ngushëllimet familjarëve, ku theksoi se kjo ngjarje ka tronditur thellë çdo shqiptar.
“Unë erdha për të shprehur ngushëllimet e mia, erdha si qytetar. Për familjen e Jonadës e cila humbi jetën në një krim horror, ka tronditur thellë çdo shqiptar, çdo njeri. Si ngjarje e shëmtuar duhet të ishte vetëm një individ si ai që e kreu, kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë. Është jashtë çdo përfytyrimi të një njeriu të thjeshtë, u krye nga një mjet monstruoz. Ky akt u krye në distancën më të afërt, në prani të qindra fëmijëve të tjerë që luanin aty. Komisari nuk është asgjë tjetër, veç një xhelat”, tha ai.