Berisha “zapton” foltoren, Spiropali: Doktor, pupthi të kërcesh, nuk vjen më në politikë

Sali Berisha ka bllokuar foltoren e Kuvendit ditën e sotme në lidhje me arsimin. Sakaq, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kërkonte që foltorja të lirohej pasi duhet të fliste ministrja Elisa Spiropali, por Berisha nuk lëvizte. Ndërkohë në këto moment Spiropali u detyrua të fliste nga vendi. Ajo i tha Berishës se kërkon të ngjitet sërish në politikë, por nuk e bën dot.

Pjesë nga biseda:

Flet Sali Berisha (Pa mikrofon)

Lindita Nikolla: Vijojmë me seancën, vijojmë, ia kam dhënë fjalën ministres Spiropali

Vijon flet Sali Berisha (Pa mikrofon)

Lindita Nikolla: Ju lutem, vijojmë me seancën, të flasë zonja Spiropali

Elisa Spiropali: Sali tre piramida ke krijuar, por nuk ke për tu ngjitur më në krye të politikës, edhe pupthi të kërcesh, sepse ti doktor, nuk je gjenerali i ushtrisë së vdekur, je gjenerali i atyre që mendojnë se jeni gjallë. Të gënjen mendja se munde Bashën që zgjohet vonë e ikën herët se i vjen prapë ora e gjumit, por jo Partinë Socialiste.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *