Berisha “zapton” PD-në/ Rrëmben grupin e WhatsApp-it, por i del jashtë kontrollit faqja zyrtare

Gjykata e Tiranës ka njohur statutin e 11 Dhjetorit, duke i dhënë kështu mundësi Komisionit të Rithemelimit kjo e drejtuar nga ish kryeministrit Sali Berisha.

Sakaq, ky i fundit ka filluar të marrë në kontroll selinë blu. Duke filluar kështu me heqjen e dyert të blinduara si shenjë e parë e hapjes së PD-së për qytetarët. Pas kësaj Rithemelimi mori kontrollin e grupit të gazetarëve dhe spastroi nga aty mbështetësit e Bashës.

Por nuk ka mbaruar këtu, pasi grupi i gazetarëve komandohet nga Rithemelimi ndërsa faqja në “Facebook” e Partisë Demokratike me mbi 300 mijë ndjekës komandohet nga grupimi tjetër ai i kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Komisioni i Rithemelimit ka hapur një llogari tjetër në facebook me emrin “Partia Demokratike e Shqipërisë –Komisioni i Rithemelimit”, ku deri më tani numëron 4 mijë ndjekës. Duke publikuar kështu mbi të rejat e procesit zgjedhor që po zhvillohet nëpër degë.

Por një tjetër kanal komunikimi që ende nuk është marrë nën kontrollin e Komisionit të Rithemelimit është faqja zyrtare e Partisë Demokratike pd.al, logo kjo e pandryshuar dhe mbi të gjitha, në kategorinë Kryetari, rezulton ende Lulzim Basha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *