Berisha zbulon prapaskenat e vrasjes në Elbasan: Të fortët po kurohen në një spital privat

Ish-kryeministri Berisha është ftuar këtë mbrëmje në ‘Çim Peka Live’, ku ka folur ndër të tjera dhe për ngjarjen e djeshme në Elbasan, ku mbeti i plagosur Pjerin Xhuvani. Sipas burimeve të Berishës, në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur dy persona nga bandat e të fortëve. Ish-kryeministri ka zbuluar dhe emrat e tyre, dhe tha se bëhet fjalë për Klemend Xhaferrin dhe Suel Çelën, të cilët njihen për precedentët e shumtë penalë.

Berisha tha se të dy po kurohen në kujdesin e Ramës dhe Ballës, në një spital privat në Tiranë.

“Unë lexova një status që e kishte bërë Endri Fuga dhe thashë me vete që ky do të jetë edhe versioni që do të thotë Policia sot. Ndodhi ngjarja e cila ndodhi para syve të 15 policëve. U njoftuan, erdhi policia, më pas erdhi banda e policisë. Banda e policisë ka parë policinë aty dhe ka qëlluar me breshëri aty. Cfarë shikoj unë në komunikatën e djeshme të policisë? Pati një konflikt në rrugën x ndërkohë që aty ishin 15 policë dhe dy nëndrejtorë të policisë. Dhe aty besova që ata do të bëjnë gjithçka për fshehur ngjarjen. Si ka mundësi që kjo banda e Suel Çelës nuk preket, nuk u hyn asnjë ferrë në këmbë. Ata kanë të vetën drejtorinë e policisë dhe bëjnë siç duan ata. Ata kanë të vetin shërbimin e ekspertizës në Elbasan. Në këtë aspekt ata e rregullojnë çdo gjë me letra. Ata e kryen krimin, përdorën armën, mblodhën të gjithë gezhojat që deshën, fshinë kamerat.

Sepse kamerat e Elbasanit i ka bërë Don Lala dhe i kontrollon kjo bandë. Po policia dy të plagosur Suel Çelën dhe Klement Xhaferrin i fshehu dhe po i kuron në një spital privat në Tiranë, nën kujdesin e Edi Ramës dhe Taulant Ballës”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *